Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Muriqi tjetër gol në Kupë, i jep kualifikimin Genclebirligi-së(Video)

Vedat Muriqi sërish përcaktues në Kupën e Turqisë. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi një gol në fitoren 2-1 të Genclebirligi përballë Karsspor duke udhëhequr skuadrën e tij drejt kualifikimit në raundin e 1/8-ave të këtij kompeticioni.  Muriqi i cili kishte shënuar përballë këtij kundërshtari edhe në ndeshjen e parë që u fitua po me shifrat 2-1 nga Genclebirligi, realizoi golin e dytë në minutën e 62-të duke vulosur kualifikimin e formacionit nga Ankara-ja. Ky ishte goli i dytë në Kupën e Turqisë dhe i 4-ti sezonal për Vedat Muriqin i cili në këtë sezon në kampionat ka arritur të realizojë edhe përballë kampionëve në fuqi të Besiktasit.

https://www.youtube.com/watch?v=QRQFXAmbi34

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...