Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rasti Donnarumma, ja të gjitha përplasjet lojtar-tifozë

Gigio Donnarumma shpërtheu në lot dje para sfidës mes Milanit dhe Veronës, për shkak të kontestimeve dhe parullave ofenduese të tifozëve kuqezinj. Portieri ka pasur një raport të çrregullt me tifozërinë në 6 muajt e fundit, ndërsa dje duket se ndodhi edhe përçarja më e madhe, por rasti i Donarummës nuk është as i pari dhe me siguri nuk do të jetë i fundit në Serinë A.

Kështu, me tifozërinë e Milanit, Curva Sud, ka pasur përplasje edhe ish kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini. Kontestimi i tifozërisë ka ardhur pikërisht në ndeshjen e tij të fundit me Milanin, duke i lënë Curva Sud një njollë të errët të historisë së tyre.

Nuk ka qenë e qetë situate as te skuadra tjetër e Milanos, ku Curva Nord është përplasur fillimisht me Balotellin, pasi hodhi në tokë bluzën, pas sfidës Inter-Barcelona në 2010-ën, ndërsa më pas me Mauro Icardin, menjëherë pas sfidës Sassuolo-Inter, në sezonin 2014-2015.

Edhe Ibrahimoviç ka pasur një përplasje me tifozët zikaltër, në ndeshjen e tij të fundit te zikaltrit, por këtë herë jo me ata të tifogrupit Curva Nord.

Raste të tjera përplasjesh janë ai i tifozëve të Cagliarit me portierin Storari, që humbi edhe shiritin e kapitenit për këtë shkak, përplasja e tifozërisë së Lazios me Antonio Candrevën në momentin e transferimit në kryeqytet, pasi akuzohej se ishte tifoz i Romës, por edhe Ljajiç me tifozët e Fiorentinës dhe Zebina me ata të Juventusit në 2010-ën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...