Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Man.City i papërmbajtshëm, “shpartallon” Tottenhamin, +14 nga ndjekësit

Ky i këtij sezoni është një Manchester City rekordesh. Citiziens prekën plotësisht me njërën dorë titullin kampion në Premier League pasi kaluan lehtësisht edhe pengesën e fundit nga ashtuquajturat “Big Six”. Skuadra Pep Guardiolës me një futboll fantastik dhe për t’u patur zili nga të gjithë shpartalloi në Etihad Stadium 4-1 Tottenhamin në supersfidën e javës së 18-të në Premier League duke e çuar në plot 16 numrin e fitoreve radhazi. 52 pikë, 56 gola të realizuar dhe vetëm 12 të pësuar, statistikat e City-it flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për koment. Një fazë e parë perfekte për skuadrën e Guardiolës që ka mposhtur me rradhë Liverpoolin, Chelsean, Arsenalin, Manchester United dhe sëfundmi Tottenhamin e Pochettinos. Në pritje të sfidës së United që luan këtë të dielë, Manchester City tashmë ka 14 pikë avantazh ndaj vendit të dytë. Fillimisht ishte mesfushori turko-gjerman Gundogan ai që theu rezistencën e Tottenhamit me një goditje të saktë me kokë pas 14 minutash lojë. Në pjesën e dytë City shënoi edhe 3 herë të tjera me De Bruynen dhe Sterling që realizoi dy herë, ndërsa braziliani Gabriel Jesus i ardhur në fushë nga stoli humbi një 11-metërsh pasi u ndal nga shtylla. Golin e nderit për miqtë nga Londra e realizoi në fund danezi Christian Eriksen.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...