Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi, me qetësi vjen dhe rezultati

Më në fund Kukësi. Kampionët janë rikthyer dhe me stil madje. Jo për nga rezultati, jo për fitoren që arritën me përmbysje ndaj Teutës, por mënyrën sesi klubi po menaxhon një situatë të vështirë. Për herë të parë tek verilindorët presidenca ka vendosur që të mbajë me ngulm trajnerin, pavarësisht rezutlateve. Diferenca prej 9 pikësh me Skënderbeun kryesues ka bërë që në Kukës të mos jenë të qetë pasi objektivi për të ruajtur titullin largohet nga java në javë. Megjithatë qetësinë e munguar klubi ka ditur ta menaxhojë, presidenti Safet Gjici për herë të parë i ka hequr përgjegjësinë trajnerit duke e shpërndarë atë tek të gjithë, lojtarët dhe stafi drejtues. Një veprim që ka sjellë rezultat pasi tek kampionët në fuqi nuk mbizotëron kaosi, por të gjithë janë të përkushtuar për të kaluar këtë situatë dhe për t’iu rikthyer pretendimeve. Në tërë këto vite edhe presidenti gjici ka mësuar dicka, që me presion nuk mund të lihen pas krahëve ngërcet që të dhuron sezoni, por këtë radhë shton përgjegjësitë ndaj lojtarëve dhe mbi të gjitha ruan qetësinë. Ndaj Teutës u pa reagimi i duhur i skuadrës, që pavarësisht disavantazhit arriti tek fitorja pas dy humbjeve radhazi, duke dëshmuar se qetësia është arma më e mirë për të kaluar një krizë në rezultate dhe lojë.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...