Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta “zien”, 5 humbje me kthim rezultati

Humbja e Teutës në kampionat nuk është më një risi, pasi “djemtë e detit” kanë humbur busullën dhe tashmë nga një skuadër me pretendime madhore kthejnë vëmendjen tek mbijetesa, duke parë shumë pranë zonën e rënies. 5 nga 8 humbjet e këtij edicioni, durrsakët i kanë pësuar me përmbysje rezultati, ndërkohë që 2 nga nga 3 barazimet i kanë marë me të njëjtën mënyrë. Trajneri Gugash Magani shpesh herë ka akuzuar lojtarë të vecantë për paraqitjen në fushën e lojës, por më shumë sesa çështje teknike kjo duket të jetë një çështje psikologjike. Skuadra nuk është e aftë të ruajë avantazhin, kjo jo prej lodhjes fizike pasi shihet qartë që Teuta vrapon deri në minutën e fundit, por duket më shumë një ngërc psikologjik tek lojtarët të cilët tashmë janë të mësuar me një ecuri të tillë. Në 7 nga 15 sfidat e këtij kampionati ka ndodhur që djemtë e detit të jenë në avantazh, por që në fund janë dorëzuar duke marë vetëm 2 pikë në këto 7 sfida. Nëse minimalisht do të ruhej avantazhi në dy nga këto 5 sfida të humbura atëhere sot do të flisnim për një skuadër që ishte pranë zonës së Europës. Mbi të gjitha skuadra çalon në aspektin mbrojtës, pasi përvec Lushnjës asnjë ekip tjetër nuk ka pësuar më shumë sesa durrsakët këtë edicion. Ndeshja e fundit për Teutën e vitit kalendarik është në një transfertë të vështirë, ndaj Skënderbeut në Korçë. Magani duhet të mendojë së pari për të marë diçka nga kjo transfertë dhe më pas të synojë përforcimin e një grupi, që më shumë sesa cilësi ka nevojë për një psikolog.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...