Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Roma dhe Juventusi, favoritë për në çerekfinale, me ëndrra edhe Atalanta

Kupa e Italisë vjen sot ne ekranin e Supersport me tre takime interesante, të gjitha të vlefshme për fazën e 1/8. Përplasja me më shumë rivalitet është pa dyshim Roma-Torino. Të dyja skuadrat po kalojmë momente pozitive në kampionat, por mund të veçohet fakti që verdhekuqtë në shtëpinë e tyre prej fillimit të kampionatit regjistrojnë vetëm një humbje, atë ndaj Napolit. Roma ka fituar gjithnjë me skuadrën “granata” në “Olimpico”, aq sa për të gjetur suksesin e fundit të Torinos në këtë stadium duhet të kthehemi më shumë se një dekadë pas në kohë. Kjo pëballje do të transmetohet në Suportsport 2, në orën 17:30.

Në orën 20:45, por në Supersport 2 vjen radha e Juventusit, që do të presë në këtë fazë të Kupës së Italisë Genoan. Bardhezinjtë kanë mundur të triumfojnë në dy edicionet e fundit dhe mbeten mes favoritëve për këtë trofe, kështu që nuk pritet të hasin shumë pengesa ndaj një kundërshtari ndjeshëm më inferior.

Më herët, pikërisht në orën 15:00, Atalanta, ku luan portieri kuqezi Etrit Berisha, do të presë Sassulon, sfidë që do të transmetohet në Supersport 4.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...