Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

FSHF ndan çmimet, Lilaj lojtari më i mirë, Xhaja gjyqtari më i mirë

Ashtu siç është bërë traditë, FSHF organizoi edhe këtë fundvit mbrëmjen gala ku bashkoi disa nga personazhet më të njohura të futbollit në vendon tonë dhe nderoi me çmime shumë emra të njohur, ndërsa shpalli edhe lojtarin e gjyqtarin më të mirë të vitit 2017. Është mesfushori i Skënderbeut Sabien Lilaj futbollisti më i mirë në vendin tonë për 12 muajt e fundit. Paraqitjet e tij pozitive në ndeshjet e pjesës së parë të sezonit por edhe kontributi i madh që lojtari dha në kualifikimin e skuadrës korçare në fazën e grupeve të Europa League, bënë që Lilaj të merrte edhe një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Christian Panucci për miqësoren me Turqinë. Çmimi i arbitrit më të mirë për vitin 2017 iu dorëzua Juxhin Xhajës, ndërsa ai i mirënjohjes për FFK-në. Gjatë mbrëmjes gala ku ishte i pranishëm edhe ish trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi dhe pasuesi i tij Christian Panucci, u nderuan me titullin pllakartë, Ramadan Shehu, Artan Bano, Agron Karriqi, Arben Arbëri, Avenir Dani dhe Besnik Dyla. Ndërkohë, titulli legjenda e futbollit shqiptar shkoi për Bedri Omurin, Astrit Ziun,
Sabri Peqinin, Luigj Bytyçin dhe Uran Xhafën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...