Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Statistika dhe pikante në 16 javët e para, nuk reziston asnjë trajner i huaj

Edhe pse ende nuk është mbyllur gjysma e kampionatit, Skënderbeu e ka siguruar simbolikisht titullin kampion i dimrit, pasi diferenca me Flamurtarin është 9 pikë dhe deri në mbyllje të fazës së dytë janë edhe dy javë. Në këto 16 javë korçarët kanë qenë dominues, pasi kanë numrin më të madh të fitoreve, plot 11, ndërkohë që kanë pësuar vetëm një humbje, më pak se cilado skuadër tjetër. Gjithashtu, bardhekuqtë kanë edhe sulmin më të fortë të kampionatit, me 31 realizime, ndërsa ndjekësi më i afërt është Kukësi, me 26 gola. Por kampionët mund të krenohen me faktin se kanë në gjirin e tyre goleadorin e kampionatit, Elis Bakajn me 10 gola, duke lënë pas Reginaldon me 7 realizime. Mbrojtja më e mire, deri në javën e 16-të është ajo e Flamurtarit, që ka pësuar 10 gola, një më pak se mbrojtja e Skënderbeut, ndërkohë që vlonjatët kanë pësuar 2 humbje. Kuqezinjtë mbajnë rekordin përsa u përket barazimeve, pasi janë 7 të tilla, ndërkohë që në këtë renditje virtuale pason Kamza me 5 barazime. Lushnja e vendit të fundit mban rekordin negativ si përsa i përket sulmit ashtu edhe mbrojtjes, pasi ka realizuar vetëm 11 herë, ndërsa ka pësuar plot 32 gola. Fitoren më të pastër e ka regjistruar luftëtari, që në javën e 15-të mposhti 5-0 Partizanin, ndërkohë që sfida me më shumë gola është ajo e “Zeqir Ymerit”, Kukësi-Teuta, e mbyllur me shifrat 4-2. Në këto 16 javë janë larguar 6 trajnerë, ndërkohë që asnjë i huaj nuk ka mundur t’i rezistojë presionit të kampionatit, me serbin Mladen Milinkovic që ishte i fundit i larguar.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...