Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia faza nis mes largimeve dhe problemeve në mbrojtje

Nëse në ditët e para të 2018-ës dilemat për mini-fazën dimërore cilësoheshin si një prej çështjeve më aktuale te Vllaznia, tashmë që përgatitjet dimërore janë spostuar në Ulqin, problematikat në kampin shkodran lidhen me largimet dhe mangësitë në kontingjent. Në listën e lojtarëve që trajneri Ernest Gjoka do të ketë në dispozicion në Malin e Zi bie në sy mungesa e dy lojtarëve në repartin ofensiv, Ccarls Atsina dhe Arsid Kruja. Sulmuesi nga Gana mund të quhet i larguar nga Vllaznia, pas vetëm gjashtë muajve me fanellën kuqeblu, ku ka shënuar vetëm dy gola në barazimin 2-2 me Kukësin në fuyndin e muajit Tetor. Edhe Kruja, i kaluar prej pak kohësh në ekipin e dytë, nuk është më në planet e trajnerit.

Xhehavir Sukaj, blerja më e bujshme e shkodranëve udhëtoi bashkë me ekipin drejt Malit të Zi. Me afrimin e sulmuesit, për të cilin ka vlerësime maksimale, dhe me blerje të tjera, Gjoka beson se paraqitjet e Vllaznisë do të jenë ndryshe në gjysmën e mbetur të edicionit.

Ndër problemet e kuqebluve janë edhe miqësoret në Ulqin, por edhe rënia si pistë e rikthimit të Cicmil dhe për këtë arsye trajneri është i kujdesshëm që të mos përmendë emra rreth objektivave për të përforcuar mbrojtjen.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...