Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lampedusa, ishulli i refugjatëve, tashmë një skuadër gjermane

Emri i ishullit italian zhvendoset në brendësi të kontinentit europian, por jo fizikisht. Bëhet fjalë për ekipin FC Lampedusa – St.Pauli, pjesë e një prej lagjeve të Hamburgutm që prezanton një histori interesante. St.Pauli është një zone e mëdha e qytetit industrial të Gjermanisë, por edhe një skuadër që luan në Bundesliga 2.  Një klub i krijuar nga njerëz me ideologji anti-fashiste dhe antinacionaliste, antihomofobike dhe pro politikave që mbështesin emigrantët e njerëzit në nevojë. Në këtë mënyrë, FC Lampedusa lindi nën kujdesin e këtij klubi dhe prej disa kohësh, në këtë skuadër, që ka marrë emrin e ishullit italian, ku zbarkon pjesa më e madhe e refugjatëve afrikanë, aktivizohen fëmijë që kanë shkelur në kontinentin europian gjatë viteve 2012-2013. Fillimisht refugjatë në ishullin italian të Lampedusas dhe më pas një rrugëtim i gjatë deri në Hamburg. Për t’u bërë pjesë e kësaj skuadre duhet të jesh 16 vjeç dhe kombësia apo entiteti apo orientimi seksual nuk kanë asnjë rëndësi. Drejtuesit të pranojnë në projekt edhe nëse nuk ke dokumenta të rregullta qëndrimi në Gjermani, ndërsa për ta bërë një shembull ndërkombëtar, ST. Pauli ka xhiruar një dokumentar me titullin “Këtu për të qëndruar”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...