Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Krasniqi konfirmon largimin nga Partizani, ironizon me Starovën dhe Olsi Ramën

Lënia jashtë listës së lojtarëve që udhëtuan për minifazën përgatitore të dimrit drejt Antalias ishte sinjali i parë se aventurës së Gëzim Krasniqit, Renato Malotës dhe Emiliano Vilës te Partizani i ka ardhur fundi. I pari që ka konfirmuar zyrtarisht largimin nga të kuqtë e kryeqytetit është mbrojtësi 28-vjeçar Gëzim Krasinqi i cili me një postim në profilin e tij në Instagram ka shfyrë edhe ndaj drejtuesve të Partizanit duke përdorur tonet ironike ndaj trajnerit Sulejman Starova dhe drejtorit Olsi Rama.  Ish lojtari i Besës së Kavajës e ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit për 4 vite edhe në mes ka patur një eksperiencë të shkurtër te Flamurtari. Krasniqi nuk e ka përtypur aspak trajtimin që i kanë bërë drejtuesit e 15-herë kampionëve. Gëzim Krasniqi ka zhvilluar në total 98 ndeshje me Partizanin në Kategorinë Superiore duke realizuar dhe 4 gola. 28-vjeçari i cili ka një eksperiencë të madhe në Superiore tashmë është një lojtar i lirë dhe mund të jetë një opsion i mirë në merkato për shuma skuadra të kampionatit shqiptar.

https://www.instagram.com/p/BdsjjyNhAQI/?taken-by=xhimi_krasniqi5

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...