Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

E artë edhe për Izmir Smajlajn, mbron titullin e marrë në Beograd

Tjetër medalje e artë për Shqipërinë në kampionatin ballakanin të sallave të mbyllura që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë. Pas Luiza Gegës, që fitoi të artën në garën e 3000 metrave me kohën 9 minuta e 6 sekonda, në shkallën më të lartë të podiumit u ngjit edhe Izmir Smajlaj. Atleti shkodran i kërcimit së gjati kërceu 7 metra e 80 centimetra, duke mbrojtur titullin kampion që fitoi një vit më parë në Beograd.


Ky rezultat nuk është ai që pretendon realisht kampioni shkodran, por që mjaftoi për të fituar medaljen e artë edhe në Stamboll.
Dy vendet e para të siguruara nga Gega dhe Smajlaj janë arritje e madhe për atletikën shqiptare, që pavarësisht kushteve aspak të përshtatshme për stërvitje, arrin të sigurojë medalje të artë në mitingjet ndërkombëtare.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...