Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 24-t e gjitha sot, Skënderbeu për formalitet, Partizani kërkon hakmarrjen ndaj Luftëtarit

Java e 24-t e Kategorisë Superiore do të ngrejë dhe do të mbyllë siparin këtë të shtunë me të gjitha sfidat që do të luhen sot të ndara në dy orare, 3 ndeshje do të zhvillohen në orën 14:00 dhe dy të tjera në orën 17:00. Skënderbeu që e ka vendosur njërën dorë tashmë te titulli synon të thellojë diferencën ndaj Kukësit ndjekës pasi pret në shtëpi, Lushnjën e vendit të fundit që e ka prerë biletën për në Kategorinë e Parë. Fitorja pritet të jetë një formalitet për korçarët me trajnerin Daja që pritet të hedhë në fushë 11-shen më të mirë të mundshme. Në orën 17:00 nuk do të zbresë në fushë vetëm Skënderbeu por edhe Partizani. Të kuqtë presin në Selman Stërmasi, Luftëtarin e Hasan Likës, në debutimin e Klevis Dalipit si trajner i parë i Partizanit. Misioni Europë kalon nga kjo ndeshje për 15-herë kampionët të cilët do të kërkojnë të hakmerren ndaj Luftëtarit për atë humbje shokuese që pësuan në fazën e dytë në Gjirokastër me rezultatin 5-0. Megjithatë Partizani nuk do ta ketë aspak të thjeshtë përballë bluzinjëve që janë skuadra e momentit në Superiore dhe nuk pësojnë humbje prej 11 takimesh.

Java e 24-t

Kukësi-Teuta               14:00       Supersport 3

Laçi-Flamurtari            14:00      Supersport  4

Kamza-Vllaznia            14:00      Supersport  5

Partizani-Luftëtari       17:00      Supersport  3

Skënderbeu-Lushnja   17:00      Supersport   4

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...