Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E diela futbollistike në Supersport, spikasin sfidat Atl.Madrid-Celta e Dortmund-Frankfurt

Në La Ligan spanjolle, Atletiko e Madridit synon të ringrihet pas humbjes në duelin direkt për titullin me Barcelonën. Për të mbajtur shpresat gjallë deri në fund, “Los Colchoneros” duhet të bëjnë detyrën përballë Celta Vigos.

Bundesliga gjermane dhuron duelin direkt ndërmjet Borussias së Dortmundit dhe Eintracht Frankfurt për zonën Champions, me skuadrat e vendeve tre dhe katër që janë në kuotë të barabartë pikësh në renditje. Por, më parë Stuttgarti do të luajë me Leipzigun, ne sfidën që mund të vlejë një vend në kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.

Në Holandë, Ajaxi ka detyrën të konsolidojë pozitat në vendin e dytë në Eredivisie në ndeshjen ndaj Herenveen, ndërsa në një sezon për tu harruar Feyenoordi kërkon fitoren e dytë në pesë ndeshjet e fundit, për të qëndruar në zonën e kupave të Europës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...