Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Sfidë e veçantë, duam fitoren

Flamurtari do të përballet me Partizanin në ‘Selman Stërmasi’, në një sfidë mjaft të rëndësishme sa i përket luftës për një vend në Kupat Europiane. Gjithsesi, për trajnerin e vlonjatëve, Shpëtim Duro, sfidat me Partizanin janë vërtetë të veçanta për shkak të të shkuarës së tij në klubin e kuq, gjë që pranohet edhe nga vetë tekniku në konferencën për shtyp.

A mund të themi se Europa kalon nga sfida me Partizanin?
Duro: Me Kamzën nuk morëm atë që donim, pasi po të kishim marrë 3 pikët, do të ishim disi më të qetë. Normalisht që kampionatin ka ende ndeshje, por kjo është përballë një rivali direkt dhe merr një tjetër rëndësi. Do të kërkojmë të rikthehemi te fitorja, për Europën dhe për moralin e skuadrës.

Këtë sezon keni bilanc pozitiv me Partizanin, pasi numëroni 3 fitore dhe një humbje. A besoni se do të ruani dominimin?
Duro: Është e vërtetë që kemi marrë rezultate të mira ndaj Partizanit, por çdo ndeshje ka historinë e saj, ndaj duhet të fokusohemi të japim maksimumin, për të merituar fitoren në fushë.

Këtë herë në stol nuk do të jetë Starova, por Dalipi…
Duro: Për mua nuk përbën asnjë problem, pasi çdo ndeshje ndaj Partizanit është e veçantë. Unë kam shumë miq aty dhe shumë prej lojtarëve I kam stërvitur. Si me Starovën, ashtu edhe me Dalipin, përballjet e mia me Partizanin do të mbeten të veçanta.

E keni zgjedhur formacionin me të cilin do të përballeni ndaj Partizanit?
Duro: Kemi shumë dëmtime dhe pezullime, por nuk dua të mbaj mendjen te arbitrimi, pasi e kam mbyllur atë kapitull. Kemi qenë edhe të pafat, por kushdo që të luajë, do të japë maksimumin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...