Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Halili: Radha Kukësit për të prekur finalen, doja Skënderbeun

Menaxheri i Kukësit, Naim Halili, e komentoi me optimizëm shortin e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Sipas tij, ka ardhur momenti që “verlindorët” ta fitojnë këtë trofe.

 “Nuk kishim preferenca pasi janë 4 ekipe të forta, por kemi mundësi të mëdha për të kaluar në finalen e Kupës. Besoj se është radha jonë të kalojmë në finale dhe kemi mundësinë për të fituar Kupën.”

A ndihet i avantazhuar Kukësi për faktin që do të ketë përballë Laçin?

“Nuk jemi të avantazhuar pasi ato janë vetëm dy ndeshje dhe nuk dihet se si shkojnë gjërat por me kualitetet që kemi në ekip besoj se kupa do të vijë në Kukës.”

Halili gjen momentin për të “thumbuar” korçarët, të cilët dëshironte t’i eliminonte në gjysmëfinale.

“Nuk kemi preferenca për finalen, pasi si Skënderbeu ashtu dhe Flamurtari janë të fortë. Personalisht në gjysmëfinale doja Korçën vetëm për të eliminuar ekipin kampion”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...