Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Mavraj në telashe, përfundon te skuadra e dytë e Hamburgut

Periudhë tepër e vështirë për Mërgim Mavrajn në radhët e Hamburgut në Bundesligë. Pas përfundimit të grumbullimit me Shqipërinë për miqësoren e humbur 0-1 me Norvegjinë në “Elbasan Arena, ku luajti titullar, 31-vjeçari mori një lajm të hidhur nga klubi i tij. Trajneri Christian Titz, që po vepron më dorë të hekurt për shkak të gjendjen kritike ku ndodhet skuadra, ka urdhëruar që shqiptari të stërvitet me ekipin e dytë për një periudhë të pacaktuar. Në të njëjtën mënyrë Titz kishte vepruar edhe me mesfushorin Walace.

Vendimin e marrë nga trajneri, e sqaroi drejtori sportiv, Bernhard Peters:

“Stafi teknik ka vendosur ta largojë Mërgim Mavrajn nga ekipi i parë për motive sportive. Është kërkuar që të stërvitet me U-21 deri në një vendim të dytë.”

Mavraj është aktivizuar në 17 ndeshje të Bundesligës në Këtë sezon, me Hamburgun që renditet i fundit me 18 pikë, 7 më pak se vendi i 15-të që i shpëton rënies, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...