Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Griezmann refuzoi Manchester United për Barcelonën

“Ylli” francez i Atleticos së Madridit, Anotoine Griezmann ka refuzuar “Djajtë e Kuq” të Jose Mourinohs, duke qenë i gatshëm të pranojë ofrtën prej 88 milionë paundësh të Barcelonës. Siç raporton e përditshmja britanike “The Sun”, 27-vjeçari ishte një prej objektivave kryesorë që portugezi Mourinho kishte projektuar për merkaton e verës, me qëllim ndërtimin e një organike të frikshme për edicionin e ardhshëm, por, pavarësisht joshjes që Manchester United tentoi me Griezmann si dhe ndikimit të mikut të tij, Paul Pogba, ekipi anglez i Premier Leagues nuk ia ka dalë ta bindë sulmuesin, që është gati të zgjedhë Barcelonën.

Ky mund të jetë sezoni i fundit për Griezmann te skuadra e Diego Simeones, ekip më të cilin ka shënuar plot 23 gola në 38 ndeshje për këtë sezon. Prej kohësh Barcelona e admiron potencialin e 27-vjeçarit, edhe pse reparti i avancuar i “blaugranave” është i blinduar me Lionel Messin, Luis Suarezin, Ousmane Dembele apo Philippe Coutinho. Atletico klasifikohet ekipi i dytë në La Liga, pas Barcelonës, ndërkohë që “ylli” i saj Griezmann gëzon një reputacion si një ndër talentet më emocionues në kampionatet europiane.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...