Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita nuk ndalet, Starovës i duhet të presë për fitoren e parë

Kryesuesit e Vala Superligës nuk kanë ndërmend të ndalen, teksa këtë javë kanë regjistruar një tjetër fitore. Drita ka triumfuar me rezultatin 0-2 në transfertën pejane ndaj Besës, duke konsoliduar pozitat në krye të tabelës së klasifikimit.

Neziraj dhe Fazliu shënuan në minutat 21’ dhe 29’ për Dritën, ndërsa më pas kryesuesit menaxhuan avantazhin e dyfishtë, duke mos i dhënë shumë mundësi vendasve për të reaguar.

Në takimin tjetër të javës së 26 të Vala Superligës, atë mes Feronikelit dhe Trepçës, nuk pati fitues, teksa të dy skuadrat ndanë nga një pikë, në barazimin pa gola.

Sulejman Starovës do t’i duhet të presë ende për të marrë fitoren e parë në eksperiencën e tij në Vala Superliga, teksa edhe këtë herë përballë Maganit, nuk arriti të shijojë 3 pikët.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...