Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Masa e FIFA-s, gati të kufizojë numrin e transferimeve

Referuar faktit se transferimi i shumë lojtarëve është kthyer në një formë spekulimi me përfitime shumë të mëdha për klube të ndryshme, FIFA është duke marrë në konsideratë mundësinë për të ndalur ose ulur numrin e transferimeve të futbollistëve mes klubeve përgjatë një sezoni.

Siç raporton “France Football”, organi më i lartë i futbollit po shqyrton prej disa muajsh efektivitetin e transferimve, që si qëllim primar kanë patur pikërisht dhënin e një mundësie aktivizimi lojtarëve të rinj, të cilët nuk kanë arritur të gjejnë hapësira dhe minuta në klubet e origjinës.

Por, siç e dimë, jo të gjitha transferimet kryhen për këtë qëllim dhe shpeshherë kanë thyer edhe rregullat e “Fair Play-t Financiar”, duke u lënë hapësira tratativave të dyshimta. Tashmë huazimi apo transferimi i lojtarëve bëhet vetëm për qëllime financiare, përfitimin monetar të një klubi.

Shembull nga FIFA, klubi torinez i Juventusit, i cili vetëm këtë sezon ka transferuar plot 41 lojtarë, për të vijuar me Udinesen 27, Chelsea 22, Manchester City 18 dhe në Francë Monaco 11. Qeveria e Futbollit do ta diskutojë këtë çështje në mbledhjen e radhës, ku mund të merret vendimi për të ulur numrin e lejuar të tansferimeve në sezon.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...