Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

9 humbje radhazi për Udinesen, Oddo rrezikon shkarkimin

Nuk ka fund kriza e Udineses. Skuadra friulane pësoi humbjen e 9-të radhazi në Serinë A dhe tashmë rrezikon seriozisht mbijtesën. Goli i avantazhit provizor i Lassagnas nuk i mjaftoi Udineses që u mposht në Sardenjë me rezultatin 2-1 nga Cagliari falë golave të Pavolettit dhe Cepittelit, 6 minuta përpara fundit. Me këtë sukses Cagliari iu largua disi fundit të renditjes me skuadrën ishullore që tashmë e shikon veten vetëm 1 pikë pas Udineses. Për Massimo Oddon këmbanat e alarmit kanë nisur të bien me ish mbrojtësin e Lazios e Milanit që rrezikon seriozisht shkarkimin, pasi 9 humbje radhazi janë shumë. Në dy ndeshjet e orës 18:00, Genoa mposhti 1-0 Crotonen ndërsa Chievo barazoi 0-0 me Torinon.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...