Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ricciardo triumfon në Shangai, Verstappen prish garën e Vettel

Daniel Ricciardo triumfon në Çminin e Madh të Kinës në Formula 1. Piloti Australian i Red Bullit edhe pse e nisi nga pozicioni i katërt u sfaq fantastik në pistën e Shangait, duke e kaluar i pari vijën e finishit. Rezultoi efikase strategjia e Red Bullit me “pit stopet” e Ricciardos dhe Verstappen që e mbrojti në pistë, duke shfrytëzuar edhe ndërhyrjen e “safety car”. Valtery Bottas, pasi parakaloi Vettelin, duke marrë pozicionin e parë, iu desh të kënaqej në fund me vendin e dytë. Kimi Raikkonen e mbylli garën në vendin e tretë. Në xhiron e 44-t, Verstappen preku në Vettelin në tentativë për ta parakaluar, duke e dëmtuar “kokëkuqen” e gjermanit.

Një garë mjaft tërheqëse, emocionuese dhe me shumë parakalime, sidomos në pjesën e dytë të saj, kushtëzuar edhe nga hyrja e makinës së sigurisë, që prishi ndjeshëm ekuilibrat në pistë, me Red Bullin që ishte shumë e shpejtë. Sebastian Vettel, që e nisi garën nga “pole” e mbylli atë në vendin e tetë, pas kontaktit me Verstappen dhe me makinën e dëmtuar, ndërsa Hamilton u klasifikua në vendin e pestë, në një garë larg pritshmërive dhe pa grintë për kampionin e botës në fuqi.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...