Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ringritja e Teutës, mbrojtja siguri, tashmë vinë dhe golat

U konsiderua një takim vendimtar për mbijetesën dhe Teuta me cinizimin  e duhur arriti të triumfonte përballë Vllaznisë duke i dhënë një goditje “knock-downi” shkodranëve. Durrsakët nuk zhvilluan ndoshta ndeshjen më të mirë të sezonit, por në këtë pikë të kampionatit kjo nuk ka edhe aq rëndësi, vlerë kanë vetëm pikët dhe asgjë tjetër. Fytyra e Teutës ka ndryshuar shumë, sidomos në 3 javët e fundit. “Djemtë e Detit” deri në përpara sfidës me Laçin kishin pësuar 42 gola duke qënë mbrojtja e dytë më e dobët, nga ai çast iu vendos një bllokadë kuadratit, 0 gola të pësuar dhe një sistem difensiv për notën 10. Në një takim ku ngarkesa emocionale ishte në dozat maksimale, Teuta ia doli të mos e lejonte thuajse asnjë moment Vllazninë të rrezikonte seriozisht portën e Moçkës, natyrisht u ndihmua edhe nga apatia e kuqebluve që u paraqitën të mpirë në një takim ku duhet të jepnin maksimumin. Begeja për herë të parë në këtë sezon mund të qëndrojë më i qetë dhe jo më me frikën që çdo aksion në zonën e Teutës mund të përfundojë në rrjetë. Problemi kryesor i kësaj skuadre mbetet finalizimi i sulmuesve, megjithatë për momentin edhe këtë hall e kanë zgjidhur mbrojtësit, 2 fitore në 3 ndeshjet e fundit, 3 gola të shënuar dhe të 3 nga futbollistë që detyrë primare kanë të mos lejojnë të tjerët të realizojnë. Shkalla me Laçin dhe Hrkaç e Hakaj kundër Vllaznisë kryen edhe rolin e goleadorit. Dikush mund ta quajë edhe “handikap”, por nuk ka fjalë më të drejta se ato të tajnerit Begeja pas fitores me Vllazninë, ” Për mua mund të shënojë sërish edhe Moçka, mjafton të marrim pikët”.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...