Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vëllaznimi – Drenica, duel i hapur për finalen e madhe

Skena e futbollit kosovar rikthehet të mërkurën me ndeshjet kthyese gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. Vëllaznimi dhe Drenica do të jenë edhe një herë përballë njëra – tjetrës në derbin e madh të skuadrave kuqezi. Prilli ka qenë muaji kur këto dy skuadra janë takuar dy herë dhe ndeshja e së mërkurës do të jetë përballja e tretë mes këtyre dy skuadrave të njohura të futbollit kosovar.

Vëllaznimi e ka përparësinë e terrenit vendës dhe pritet që stadium i qytetit në Gjakovë të jetë përplot me tifozë.

Arsim Gojani i ka në dispozicion të gjithë futbollistët dhe të mërkurën do të tentojë që Vëllaznimit t’ia sigurojë finalen e madhe. Gjakovarët hyjnë në këtë ndeshje pas barazimit 1-1 nga ndeshja e parë dhe në njëfarë mënyrë kanë një lloj përparësie ndaj Drenicës, edhe pse në ndeshjet për Kupë shpesh ndodhin befasi të mëdha.

E gatshme është edhe Drenica e cila të mërkurën në Gjakovë do të udhëtojë e kompletuar dhe në kampin kuqezi të Drenicës janë optimistë se do ta arrijnë finalen e madhe.

Vëllaznimi kërkon finale për herë të katërt në histori të klubit. Gjakovarët trofeun e dytë më të rëndësishëm në Kosovë e kanë fituar vetëm një herë kur në finalen e vitit 2008 mundi Trepçën ’89 2-0. Megjithatë ata kanë qenë në finale edhe dy herë të tjera. Në vitin 1994 Vëllaznimi kishte humbur në finale nga Prishtina 2-1, derisa në vitin 2010 humbi me të njëjtin rezultat nga Liria.

Në anën tjetër Drenica kurrë nuk e ka fituar Kupën e Kosovës, derisa në finale ka qenë vetëm një herë. Ishte viti 2006 kur kuqezinjtë nga Skenderaj kishin humbur 5-4 me penallti nga Prishtina.

Derbi i skuadrave kuqezi pritet të sjellë spektakël në stadiumin e qytetit në Gjakovë, që do të jetë i mbushur deri në vendin e fundit. Të dyja këto skuadra ende nuk e kanë siguruar mbijetesën në Vala Superligën e Kosovës, por të mërkurën njëra nga to do ta prekë finalen e madhe të Digitalb Kupës së Kosovës për të kërkuar më pas edhe depërtimin në arenën ndërkombëtare.

Vëllaznimi – Drenica luhet të mërkurën me fillim nga ora 15:00 dhe transmetohet direkt në Supersport dhe Supersport Kosova.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...