Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Trajneri i Levantes: S’shqetësohem për Sadikun, ka gjuajtje të pabesueshme

Te Levante nuk ka mundur të bëjë deri më tani Ferrari-n, pasi konkurrenca në sulm është e jashtëzakonshme dhe kampionati spanjoll dihet ndër më të fortët në botë, aq më tepër që skuadra e tij lufton për mbijetesën dhe presioni shumë i madh, por trajneri Paco Lopez beson te aftësitë e Armando Sadikut, çka nuk ngurron ta bëjë të ditur publikisht, ndërsa foli para mediave për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, që janarin e kaluar la Legian e Varshavës për t’u transferuar në La Liga. Trajneri i Levantes është i bindur se shumë shpejt, Sadiku do të kthehet në një futbollist vendimtar për skuadrën e tij, ndërsa në seancat e fundit stërvitore është shfaqur disa herë duke folur veçmas me 26-vjeçarin shqiptar.

“Nuk jam i shqetësuar për Sadikun, flas me të ashtu si me shumë lojtarë të tjerë. Është një futbollist me gjendje fizike të jashtëzakonshme dhe ka një finalizim vërtet të pabesueshëm me të dyja këmbët. Ia kam thënë diçka të tillë. Është një djalë që punon shumë, por është e vërtetë që edhe ai duhet të përmirësohet në aspekte të tjera që janë të nëvojshme për skuadrës. Por po ecën shumë shpejt”.

Sadiku u transferua te Levante janarin e kaluar, duke firmosur një kontratë që skadon në vitin 2020 me skuadrën valenciane, e cila këtë sezon ka si synim të sigurojë mbijetesën mes skuadrave më të mira të futbollit iberik.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...