Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shkëndija matematikisht kampione, Tetova në festë

Mision i realizuar me sukses. Shkëndija e Tetova është edhe matematikisht kampione e Maqedonisë. Pas titullit të parë në sezonin 2010-2011 edhe atëherë me trajnerin Qatip Osmani në stol, skuadra shqiptare shkruajti historinë për herë të dytë duke fituar një tjetër titull në Maqedoni. Falë suksesit 2-0  ndaj skuadrës tjetër shqiptare KF Shkupit, kuqezinjtë u shpallën kampionë 7 javë përpara fundit. Shkëndijës do ti mjafonte edhe një barazim për të fituar titull por humbja e Vardarit në takimin ndaj Pobedas bëri që rezultati i sfidës së zhvilluar në Tetovë të mos kishte aspak rëndësi. Një sezon për tu vendosur në vitrinë ky i kuqezinjëve tetovarë të cilët mund të fitojnë edhe Kupën e Maqedonisë pasi do të luajnë në finale ndaj Pelister ndërsa në verë do të marrin pjesë në pareliminatoret e Champions League me shpresën për të kaluar sa më shumë ture, siç kanë bërë në Europa League gjatë 2 sezoneve të fundit. Një sukses që kur mbeten edhe 7 javë kampionat e çoi në plot 26 pikë diferencën mes Shkëndijës dhe Vardarit në renditje, me Ferhan Hasanin e Besart Ibraimin me shokë që në këto 29 javë kanë grumbulluar 75 pikë duke regjistruar 24 fitore 3 barazime dhe 2 humbje me një goleavarazh të frikshëm 81-21. Një titull ky i merituar plotësisht nga skuadra e Qatip Osmanit që e ka dominuar nga fillimi e deri e tani kampionatin maqedonas. Tashmë deri në fund të sezonit, objektivi i mbetur për Shkëndijën është të grumbullojë sa më shumë pikë dhe të fitojë edhe Kupën e Maqedonisë duke bërë “double” në këtë sezon. Në fund të ndeshjes së fituar 2-0 ndaj Shkupit me golat e Radeskit dhe Ibraimit festa ishte e gjitha për Shkëndijën që me këtë triumf në kampionatin maqedonas bëri krenare gjithë shqiptarinë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...