Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Wenger: Arsenali më i respektuar në botë se në Angli

Arsene Wenger foli për herë të parë për arsyet që e shtynë të merrte vendimin për t’i dhënë fund pas 22 vitesh eksperiencës me Arsenalin në Premier League. Trajneri francez “sulmoi” tifozët e “Topçinjve” për sjelljen e tyre, duke theksuar se skuadra që ai drejton është më e vlerësuar jashtë Anglisë.

“Fansat tanë nuk transmetojnë imazhin e unitetit që ne duam dhe kjo është e dhimbshme. Mendoj se klubi ynë është i respektuar në të gjithë botën shumë më tepër se në Angli. Sigurisht që nuk jam i kënaqur me tifozët, por klubi është shumë më i rëndësishëm sesa unë. Tifozët janë të mërzitur dhe unë mund t’i kuptoj dhe ta pranoj këtë situatë. Megjithëse ka diçka më të madhe sesa të fitosh apo  të humbasësh një ndeshje. Për këtë shqetësohem më shumë, sepse dua që klubi të jetë i respektuar në të gjithë botën.”

Wenger shpjegoi më tej se me filozofinë e tij të lojës dhe funksionimit si klub, Arsenali ka inspiruar talente të futbollit nga i gjithë globi.

“Në kemi krijuar një ëndërr për fëmijët që luajnë në Afrikë, Kinë apo Amerikë. Klubi ynë duhet të ketë përgjegjësi për këtë imazh që kemi krijuar. Respektohemi për mënyrën sesi luajmë futboll dhe sesi i trajtojmë njerëzit.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...