Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skenderbeu, “finalja e sezonit” shansi i të rinjve

Ky është formacioni i Skënderbeut që zbriti në fushë ndaj Teutës, hera e parë me dyert e hapura gjerësisht për të rinjtë. Për Aldo Teqja-n ishte prezenca e 6-të në kampionat, 612 minuta të dedikuara mungesës së detyruar të Orges Shehit. Për Kamba Sambou debutim absolut, event për të cilin ju desh të priste plot 4 muaj pasi ishte transferuar në Korcë. Tefik Osmani, Bruno Dita, Leonid Abazi, Bakari Nimaga apo dhe Emiljano Vila janë ndër ata të familjarizuarit me formacionin. Leonit Abazi numëron 5 prezenca në këtë kampionat, Për Nazmi Gripshin prezenca e 7 sezonale për një total prej 164 minurtash, po aq ka luajtur edhe Blerim Krasniqi,   per Suad Sahitin prezenca  e 11 por vetem e 3-ta si titullar. Të gjithëve ju është dashur që të presin që Skënderbeu të siguronte kodin matematik të kycjes së titullit në kasafortë për të fituar një fanellë titullari, dhurata nuk bën pjesë në fjalorin profesional të Ilir Dajës që gjatë gjithë sezonit i ka besuar titullarëve fiks edhe pse me një tur raskapitës ndeshjesh duke ju dhënë më shumë hapësirë pak vetëm në javën e 34 të kampionatit. Pas sigurimit të titullit, janë 180 minutat në dispozicion të atyre që kanë luajtur më pak për të bindur trajnerin, gjatë këtij sezoni nuk kanë luajtur për arsye të ndryshme, dikush nuk ka arritur të përshtatet në skemat taktike të skuadrës sic do Daja, dikush thjesht nuk ka mundur të fitojë konkurencën në stërvitje, ky fund kampionati është shansi i tyre, duhet të konfirmojnë se vlejnë për Skënderbeun, një skuadër ku sidomos me Dajën, çdo mundësi duhet shfrytëzuar në maksimum.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...