Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Goleadorët e Superiores, jo vetëm të skuadrave të mëdha

“Këpuca e Artë” gjatë këtij edicioni ka qenë pikëpyetja më e madhe, pasi deri dy javë më parë në garë për të triumfuar ishin shumë futbollistë. Momentalisht, kur duhen edhe 90 minuta deri në fund, Ali Sowe i Skënderbeut është në avantazh të dukshëm ndaj Sindrit Gurit.

Megjithatë, ky edicion dhuron një fenomen të ri në futbollin shqiptar, pasi në 5 më të mirët për “Këpucën e Artë” janë 3 futbollistë që përfaqësojnë 3 skuadra të vogla. Sigurisht që nuk mund të quhet ekip i vogël Luftëtari apo Laçi, duke parë që mund të luajnë në Europë edicionin e ardhshëm.

Për më tepër, gjirokastritët bënë një nga shitjet më të mëdha me Abazajn dhe janë në pritje të përfitimit për një transferim të Bregut, ndërkohë që te Laçi janë të shumtë emrat e piketuar nga menaxherë të huaj. Luftëtari, Laçi dhe Kamza mund të konsiderohen skuadra të vogla për buxhetin vjetor, duke qenë shumë larg skuadrave tradicionale për paratë e shpenzuara.

Reginaldo, Abazaj dhe Plaku kompletojnë 5 më të mirët e golashënuesve, një dukuri që ndodh për herë të parë në këto 6 sezonet e fundit të Superiores, ku në top 5 kanë qenë gjithmonë lojtarë të skuadrave më të mëdha.

Një krahasim mund të bëhet me edicionin e kaluar, ku fitues i “Këpucës së Artë” ishte Pero Pejic, i ndjekur nga Caleb Ekuban i Partizanit, Hamdi Salihi dhe Liridon Latifi të Skënderbeut, për të mbyllur 5 më të mirët Tomislav Busic i Flamurtarit. Emrat nuk kanë rëndësi këtë edicion, pasi Busic, Racic, Sukaj dhe të tjerë nuk kanë arritur të justifikojnë emrin e tyre. Top of Form

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...