Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ricciardo ‘fluturon’ në Monaco, përmirësohet Vettel

Daniel Ricciardo nuk ndalet në Monaco, teksa ka siguruar edhe Pole position-in e parë sezonal, duke vendosur kohën më të shpejtë. Piloti australian i Red Bull ka lënë pas gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel, që realizoi një xhiro mjaft të mirë, por që mbeti 0.229 sekonda pas Ricciardos.

Vetëm vendi i tretë për kampionin në fuqi dhe kryesuesin e këtij sezoni, Lewis Hamilton, ndërsa pas tij u rendit piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen.

Një fundjavë mjaft negative për Max Verstappen, që pas problemeve të djeshme në sezonin e tretë të provave të lira, nuk doli sot në kualifikuese, duke u detyruar të niset i fundit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...