Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Berisha: E morëm lehtë, dorëzuam mesin e fushës

Etrit Berisha pësoi 3 gola sot në humbjen e hidhur ndaj Kosovës, ndërsa pranoi se kuqezinjtë u qasën shumë keq në lojë, duke i lënë mesin e fushës kundërshtarit.

Një humbje 3-0, çfarë shije ju lë?
Qasja në lojë është për t’u riparë, pasi e nisëm mjaft keq dhe i lejuam Kosovës të organizohet dhe të bëjë kundërsulme. Edhe pas golit të parë, nuk arritëm të dalim në lojën tonë dhe nuk reaguam dot. Mesfushorët e krahut ishin jashtë loje thuajse tërë kohës dhe ia dorëzuam mesin e fushës kundërshtarit. Pikërisht kjo bëri diferencën.

Çfarë duhet ndryshuar për të parë sërish rezultate?
Jemi në fazë tranzicioni, por nuk kemi shumë kohë për të bërë eksperimente. Mendoj se ndjejmë shumë mungesat në skuadër, por duhet të ndryshojmë qasjen në lojë dhe të futemi të përqendruar maksimalisht në fushë, pavarësisht se kush luan.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...