Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Franca testi i të vërtetës, Mancini planifikon formacionin

Pas fitores 2-1 ndaj Arabisë Saudite, testi i radhës për Italinë e Mancinit do të jetë në Nicë, për ballë Francës. Kjo shikohet edhe si ndeshja ideale për të parë se sa ka ndryshuar këto ditë kombëtarja italiane dhe sa mund të shpresojë për një ringritje të shpejtë, në nivelet që i takon.

Për këtë sfidë tekniku i sapoemëruar pritet të konfirmojë sërish skemën 4-3-3, por është tashmë e konfirmuar që do të ndryshojë disa prej lojtarëve, krahasuar me sfidën ndaj sauditëve.

Kështu në portë do të zbresë nga minuta e parë Perin, ai që shikohet si i preferuari i Mancinit për të pasuar Buffonin, ndërsa në mbrojtje, në krah të Bonuccit do të luajë Caldara. Krahët do t’i besohen De Sciglios dhe Criscitos, ndërsa mesfusha do të përbëhet nga Jorginho, Bonaventura dhe Cristante.

Në sulm do të konfirmohet Insigne, si një titullar fiks, ndërsa partnerët e tij do të jenë Belotti dhe Verdi. Sfida Francë-Itali do të luhet të premten më 1 Qershor, në orën 21:00 dhe do të transmetohet live nga Supersport.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...