Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shënoi 16 gola me Laçin, Partizani dhe Kukësi duelojnë për Reginaldon

Duel në merkato mes Kukësit dhe Partizanit, objekti i dëshirave për të dy klubet që sezonin e ardhshëm synojnë të thyejnë hegjemoninë e Skënderbeut mban emrin e Reginaldo Faife, thjesht Reginaldo. Sezonin e kaluar shënoi 16 gola me Laçin, duke u kthyer në një pikë kyçe në suksesin e skuadrës kurbinase. E lanë pas në listën e golashënuesve vetëm Ali Sowe dhe Sindrit Guri, të dy vitin e ardhshëm nuk do të jenë në Shqipëri, Reginaldo, ndoshta.
Kukësi dhe Partizani e kërkojnë, aftësitë e tij në fushë i kanë bindur se është lojtari i duhur për një skuadër që kërkon titullin, dhe tani 27-vjeçari mund të përfitojë nga ky miniankand virtual për të rritur ndjeshëm vlerën e tij.
Ajo e Reginaldos është një histori e veçantë. Kur erdhi dy vjet më parë te Luftëtari, ishte një emër krejtësisht i panjohur, kontratë njëvjeçare dhe një pagë prej 1.100 dollarësh në muaj, deri diku modeste për një futbollist. Në vitin e parë në Superiore realizoi 8 gola dhe dha 4 asiste, por spikati me aftësitë e tij dhe verën e kaluar, kur ishte i lirë, te Laçi nuk e lanë shansin t’u shpëtonte nga duart. Sërish kontratë njëvjeçare, por tanimë me një pagë prej rreth 2500 eurosh në muaj, më shumë se dyfishi i asaj që fitonte në Gjirokastër.
16 gola në kampionat, duke ndihmuar Laçin të zinte vendin e katërt dhe të shkonte në finalen e Kupës, por mbi të gjitha për të zgjuar interesimin e klubeve të mëdha. Tani Kukësi dhe Partizani e kërkojnë dhe Reginaldo me shumë mundësi do të përfitojë një tjetër dyfishim page. Ajo e tij ngjason me përrallën e dikujt që ka gjetur tokën e premtuar… në Shqipëri.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...