Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milinkoviç-Saviç: Të ardhmen e vendos pas Botërorit

Sergei Milinkoviç-Saviç ishte padyshim një nga mesfushorët më të spikatur të sezonit që lamë pas dhe jo më kot ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

Vetë drejtuesit e Lazios, skuadër që disponon kartonin e serbit, kanë pranuar se mesfushori me shumë gjasë do të largohet, por kanë vënë një çmim vërtetë të kripur për të.

Së fundi, nga grumbullimi me Serbinë në kuadër të botërorit “Rusi 2018”, vetë mesfushori deklaroi se të ardhmen e tij do ta vendosë vetëm pas përfundimit të eksperiencës në Botëror.

“Dëgjoj çdo ditë emra skuadrash dhe oferta të ndryshme, por kam folur me menaxherët e mi, që këtë çështje ta lëmë pas Botërorit. Tani jam i përqendruar te ky event dhe vetëm pasi të kemi përfunduar, do të filloj të dëgjoj dhe vlerësoj ofertat. Deri atëherë rrini të qetë”, deklaroi Milinkoviç-Saviç.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...