Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali blen talentin Rodrygo për 40 milionë euro

Reali i Madridit ka arritur të mbyllë me sukses blerjen e një elementi mjaft të rëndësishëm për të ardhmen. Bëhet fjalë për Rodrygo Goes dal Santos, sulmues i lindur më 2001-shin, dhe që shikohet si një nga emrat më me perspektivë të futbollit brazilian.

Për blerjen e tij, madrilenët paguan plot 40 milionë euro, ndërsa sipas marrëveshjes, Rodrygo do të qëndrojë edhe një sezon me Santosin, skuadër që dispononte kartonin e tij.

Kjo është lëvizja e dytë e këtij lloji për Realin, që vitin e kaluar bleu nga Flamengo Vinicius Junior, futbollist i lindur në vitin 2000 dhe i lënë në Brazil për të bërë eksperiencë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...