Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Chelsea-Napoli, arrihet akordi për Sarrin

Maurizio Sarri mund të quhet tashmë trajner i Chelseat, ndonëse zyrtarizimi do të vijë vetëm në mesjavë. Drejtuesit e Chelseat kanë arritur akordin me Napolin, për të paguar vetëm 4 milionë euro, për kartonin e trajnerit dhe tashmë janë gati ta prezantojnë Sarrin në Londër, duke filluar nga e mërkura.

De Laurentis ka pranuar të marrë vetëm gjysmën e vlerës së kartonit, duke pasur parasysh se klauzola e largimit ishte përcaktuar 8 milionë euro. Bashkë më Sarrin në Londër do të shkojë një tjetër italian, Gianfranco Zola. Ish sulmuesi i famshëm italian, ka luajtur për shumë vite te Chelsea, duke qenë një njohës i mirë i ambientit londinez.

Pikërisht për këtë arsye, Abramovich ka pranuar t’i vërë në dispozicion “Magic Box”, Sarrit, në eksperiencën e tij të parë jashtë Italie, si trajner.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...