Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjermania nuk “vdes” kurrë, Kroos në frymën e fundit shtang Suedinë

Gjermania nuk “vdes” kurrë. Një perlë e Toni Kroos në minutën  e 95-të i dha fitoren, kampionëve në fuqi të botës që mbajtën gjallë shpresat e kualifikimit në grupin F, edhe pse ishin vetëm disa sekonda larg rënies në humnerë. Reus dhe Kroos u rikthyen buzëqeshjen gjermanëve dhe bënë të qanin suedezët të cilët ishin shumë pranë arritjes së një rezultati shumë të rëndësishëm që pothuajse do t’i kualifikonte në fazën tjetër. Pas humbjes ndaj Meksikës, pancerat e Joachim Low të cilët vinin me ndryshime në formacion pa Khediran, Hummels dhe Ozil, dhe Reus, Rudy-in e Rudiger në fushë që nga minuta e parë. Në mintuën e 32-të një kthim i gabuar pas nga Toni Kroos u dha mundësinë suedezëve, të kalonin në avantazh me Ola Toivonen i cili mposhti Neuer me një parabol. Në sekondat e fundit të pjesës së parë kapiteni shpëtoi Gjermaninë nga goli i dytë i suedezëve duke bërë një pritje të mrekullueshme ndaj goditjes së Berg me kokë. Në pjesën e dytë Low forcoi sulmin duke hedhur në lojë Mario Gomez dhe Gjermania gjeti golin e barazimit shumë shpejt me Marco Reus.

Gjermania e rriti ritmin dhe u hodh e gjitha në sulm në kërkim të golit të dytë por në disa raste fati nuk ishte me pancerat, pa harruar portieri Olsen u bë protagonist në disa raste me pritjet e tij, duke ndalur edhe një tentativë të Gomez me kokë. Pancerat luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 82-të, por dalja me karton të kuq e Boateng u duk sikur i karikoi më shumë. Në 5 minutat e shtesës së akorduar nga gjyqtari fillimisht fati nuk ishte me gjermanët me tentativën e sapofuturit në lojë Julian Brandt që ashtu si ndaj Meksikës u ndal nga shtylla, por në minutën e 95-të, Kroos ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje standarte me dy takime nga një pozicion  i prirët duke realizuar një gol me aromë kualifikimi për Gjermaninë dhe duke shlyer gabimin e pjesës së parë. Edhe pse gjithçka do të vendoset në sfidat e fundit në grup, me kampionët në fuqi të botës që do të luajnë ndaj Koresë së Jugut, ndërsa Suedia do të përballet me Meksikën.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...