Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Valon Berisha, vizitat mjekësore dhe pamjet e para si bardhekaltër (Foto)

Është dita e Valon Berishës te Lazio. Fantazisti i përfaqësueses së Kosovës ka kryer testet mjekësore tek bardhekaltërit duke u prezantuar si afrimi i 3 në këtë periudhë merkatoje. E tërë vëmendja është në festën futbollistike të mbarë globit, kampionati Botëror në Rusi por Lazio dhe Igli Tare vijojnë të punojnë, ashtu siç kanë bërë gjatë të gjithë këtyre viteve. Drejtori sportiv i kryeqytetasve ka marë një futbollist me potencial të jashtëzakonshëm por mbi të gjitha ka fituar duelin në distancë me Sampdorian, klubi i cili u përfol se ishte shumë pranë firmës me 25- vjeçarin. Që në orët e para të mëngjesit Valon Berisha i shoqëruar nga vëllai i tij, Vetoni sulmues i Rapidit të Vienës i është nënshtruar vizitave mjekësore për të zyrtarizuar mbylljen e këtij operiacioni, kosto e të cilit detyron klubin italian të derdhë 7.5 milionë euro në arkat e klubit austriak të Red Bull Salzburg, ndërkohë që vetë lojtari do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon plus bonuse, për një kontratë me afat 5–vjeçar. Ky është një afrim që plotëson grupin në dispozicion të Simone inzaghit që tashmë ka në përbërje një mesfushor më shumë, me zyrtarizimin në kanalin e klubit që pritet të bëhet ditën e dielë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...