Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Nadal e nis me fitore Wimbledonin, avancojnë edhe Del Potro, Nishikori e Zverev

Pas startit pozitiv të Roger Federer, që është edhe favoriti kryesor për ta fituar turneun, edhe Rafael Nadal (numri 2) e nisi më këmbë të mbarë Wimbledonin.

Në ndeshjen e tij të parë të grand slemit të tretë sezonal, spanjolli mposhti lehtësisht izraelianin Dudi Sela, 3-0 me sete (6-3, 6-3, 6-2). Numri 128 në renditjen e përgjithshme bëri pak rezistencë. Nadal humbi vetëm një lojë me shërbimet e tij në fillim të setit të tretë, po rikuperoi shumë shpejt duke e mbyllur sfidën në 1 orë e 52 minuta lojë. U kualifikuan në raundin tjetër edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Del Potro, Nishikori, Zverev, Kyrgios dhe Lopez, ndërsa Verdasco nuk ia doli përballë amerikanit Tiafoe (3-1).

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...