Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Gavazaj në gjurmët e shqiptarëve të tjerë, pranë transferimit në Rusi!

E ardhmja e Enis Gavazajt mund të jetë në Rusi. Mesfushori me tipare sulmuese mund të ndjekë gjurmët e Bekim Balajt, Odise Roshit dhe Bernard Berishës, pasi në drejtim të Skënderbeut ka ofertë zyrtare për 23-vjeçarin nga klubi i Akhmat Grozny-it. Me ndërmjetësimin e menaxherit të lojtarit Shkumbin Qormemeti i cili ka raporte të shkëlqyera me drejtuesit e klubit çeçen pasi më parë ka bërë të mundur transferimet e tre futbollistëve të tjerë shqiptarë te kjo skuadër edhe Gavazaj mund të transferohet në Rusi. Për ta linë të lirë xhevahirin e tij Skënderbeu synon të përfitojë minimalisht 600 mijë euro. Mbetet për tu parë se cila ka qenë oferta e Akmhat Grozny-it për futbollistin e kombëtares shqiptare.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...