Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Luftëtari me dy mungesa në debutimin europian

Në pjesëmarrjen historike në Europa League, Luftëtari nuk do të ketë dy yje në dispozicion, për sfidat debutuese përballë skuadrës letoneze të Ventspils.

Në sfidën që do të luhet më 12 korrik në Letoni, trajnerit Millosh Kostiç do t’i duhet të bëjë llogaritë pa mesfushorin Eduart Rroca dhe mbrojtësin Ivan Jakovljeviç.

Rroca do të mungojë në ndeshjen e parë, pas një dëmtimi nga i cili nuk është rikuperuar. 24-vjeçari pritet të jetë në dispozicion të bluzinjve vetëm për ndeshjen e kthimit më 19 korrik në “Elbasan Arena”.

Së fundmi numri 10 i bluzinjve është kërkuar edhe nga Shkëndija e Tetovës, me klubin kuqezi që provoi me të gjitha mënyrat ta afronte lojtarin për pjesëmarrjen në Champions.

Palët janë ende në diskutime, ndërsa problem mbetet shifra e transferimit. Te Luftëtari pretendojnë 150 mijë euro për kartonin e Rrocës, ndërsa tetovarët kërkonin të paguanin më pak, për t’i lënë gjirokastritëve edhe 30 për qind të kartonit të futbollistit në rast të rishitjes.

Duke u kthyer te aventura në turin e parë kualifikues të Europa League, te Luftëtari nuk llogarisin shërbimet e mbrojtësit Ivan Jakovljeviç. Serbi vijoi fazën e rehabilitimit pas operacionit në gju, ndërsa pritet të rikthehet në dispozicion të ekipit vetëm për fillimin e kampionatit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...