Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Guri nuk ndalet, shënon sërish për Ostenden

7 gola në 3 ndeshje miqësore.I kanë mjaftuar pak ditë Sindrit Gurit për t’u kthyer në benjaminin e tifozëve të Ostendes. Sulmuesi, pasi realizoi dy herë kundër Zeuvelentes, vendosi ta rriste performancën e tij në takimin përballë Bruse Boys. 24-vjeçari realizoi 4 herë përballë ekipit te kategorisë së 6-të, duke dhuruar edhe dy pasime vendimtare në fitoren e thellë 14-0 ndaj skuadrës holandeze.

Sidoqoftë mesa duket marrëdhënia e shkodranit me golin është nga më të mirat, teksa ish-sulmuesi i Kukësit është shfaqur sërish si protagonist me fanellën e Ostende, në miqësoren që zhvilluan kundër Zulte Waregem, ku aktivizohet edhe Peter Olaynka, i cili me herët ka qenë pjesë e Superiores duke u luajtur tek Skëndërbeu. Ostende ka arritur të fitojë përballë Waregem me rezultatin e thellë 4-1, teksa ishte pikërisht Guri ai cili me një goditje nga distance, arriti të rikthente ekuilibrat e takimit përkohësisht dhe më pas Ostende ta fitonin sfidën 4-1.

Ka nisur në mënyrën e duhur kjo aventurë e parë jashtë Shqipërie për shkodranin i cili në qershor u transferua nga Kukësi për tek Ostende. Sulmuesi realizoi 20 gola në kampionat duke merituar edhe ftesën e trajnerit të skuadrës tonë kombëtare Panucci. Tekniku boshnjak i Ostendes Adnan Custovic e sheh shqiptar si një pikë referimi për sezonin e ri dhe Guri i ka të gjitha mundësit për të bërë diferencën edhe në ligën kryesore të Belgjikës dhe deri më tani gjerat për 24-vjeçarin po ecin në rrugën e duhur.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...