Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Paraqitje pozitive në Europë pavarsisht eliminimit, Partizani tani me sytë nga merkato

Europa një kapitull i arkivuar, erdhi papritur me dënimin e Skënderbeut, dhe u konsumua shumë shpejt, që në raundin e parë, në respekt të sinqeritetit një verdikt i parashikueshëm që në momentin që goglat rezervuan përballjen me Mariborin. Ndoshta ishte kjo edhe arsyeja që drejtuesit u treguan të kujdesëshëm në merkato, vetëm pak afrime të mirëmenduara që nuk kishin në fokus thjesht impenjimin ndërkombëtar, duke projektuar një merkato me dy etapa, para dhe pas Europës. Partizani tani nis të mendojë ekzkluzivisht për kampionatin, një projekt për kthyer në shtëpinë e kuqe titullin që mungon që nga 93 i largët dhe merkatoja e vërtetë e të kuqve nis pikërisht tani.

 

Përballjet me Mariborin folën pozitivisht në aspektin e ndërtimit të grupit, Partizani ka një skuadër që vlen në pjesën më të madhe të saj, baza është dhe me përforcimet e duhura mund të ndërtohet një grup i denjë për të luftuar për titullin. Mbi të gjitha i duhet një sulmues që të garantojë të paktën një numër me dy shifra golash sezonalë, në dy përballjet me sllovenët të kuqtë nuk ja dolën të shënonin, edhe pse u penalizuan nga shtyllat në përballjen e dytë, apo vendimet arbitrale në sfidën e luajtur në Tiranë. Marrëdhënia e Çanit me klubin duke e kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme, Progni nuk mund të improvizohet përjetësisht në qendër të sulmit, shpërthimi i Bardhit po pritet prej kushedi se sa kohësh, ndërsa Nikoliç nuk duket ende në lartësinë e duhur. Sulmuesi i fundit që i ka bërë vërtet të ëndërrojë tifozët e kuq, besnikë ndaj skuuadrës edhe në Slloveni është Ekuban, nëse drejtuesit arrijnë ti vënë Skënder Gegës një lojtar në nivelin e tij, Partizani ka të drejtë të shpresojë.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...