Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Florenzi rinovon me Romën: Përjetësisht verdhekuq

Zërat e merkatos në lidhje me mbrojtësin e Romës, Alessandro Florenzi janë shuar përfundimisht pasditen e sotme. Kjo pasi anësori ka vendosur më në fund të rinovojë kontratën e tij me verdhekuqtë, duke e zgjatur nga vera e 2019-ës, në atë të 2023-shit.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi verdhekuq dhe lojtari, nëpërmjet kanaleve zyrtare. Nuk dihet ende se sa do të jetë rroga e Florenzit tashmë, por e sigurt është se termat financiarë janë përmirësuar ndjeshëm.

“Jam ekstremisht krenar dhe i lumtur që jam lidhur përjetësisht me qytetin tim të lindjes, Romën. Kam dhënë gjithmonë gjithçka për këtë skuadër dhe kam vendosur gjithmonë zemrën në fushë,. Kam vendosur të jem një shembull për të gjithë lojtarët që kemi blerë këtë vit dhe do të afrojmë në vitet në vijim. Unë dhe Daniele De Rossi do t’u mësojmë të rinjve se çfarë është Roma”, deklaroi Florenzi, dukshëm i lumtur që do të vijojë eksperiencën e tij te Roma.

Kujtojmë që ndërsa palët diskutonin rinovimin, mediat italiane raportuan se skuadra si Interi dhe Juventusi ishin vënë në lëvizje për t’i rrëmbyer Romës lojtarin që cilësohet si “xholi” në fushë, pasi mbulon disa pozicione mes mbrojtjes dhe mesfushës.

Alessandro Florenzi është 27-vjeç dhe luan prej 7 sezonesh te Roma, teksa ka diskutuar plot 183 ndeshje, duke shënuar edhe 22 gola me verdhekuqtë. Me kontratën e re, Florenzi bëhet “përjetësisht” verdhekuq.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...