Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Napoli mposht Dortmundin me Hysajn kapiten!

Napoli bën kthesën pas asaj humbjeje të shëmtuar me rezultatin 5-0 ndaj Liverpoolit. Të kaltrit e Ancelottit mposhtën 3-1 Borussian e Dortmundit në miqësoren e luksit të zhvilluar këtë të martë në St Gallen të Zvicrës. Trajneri italian i shprehu edhe njëherë tjetër besimin mbrojtësit të kombëtares shqiptare Elseid Hysaj i cili në mungesë të emrave të njohur si Hamsik, Insigne e Mertens në formacionin titullar e nisi sfidën me shirtin e kapitenit në krah. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e dyfishtë të Napolit falë golave të Milik, asisti ishte i Hysaj dhe Maksimovic. Në pjesën e dytë Ancelotti bëri shumë ndryshime në formacionin duke aktivizuar të gjithë lojtarët që ishin të ulur në stol. Dortmundi i Lucien Favre ngushtoi shifrat me Philipp në të 65-ën, por në minutën e parë shtesë spanjolli Callejon vulosi fitoren e Napolin me golin e 3-1.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=LXdHbqm8-gc

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...