Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Kukësi me Reginaldon, kërkohet “hakmarrja” ndaj Torpedos  për “sorollatjet”

Trajneri Armando Cungu dhe kapiteni Ylli Shameti folën para mediave gjeorgjiane në konferencën zyrtare para ndeshjes Torpedo Kutaisi – FK Kukësi. Konferenca u mbajt 15 minuta para zhvillimit të stërvitjes në stadiumin “ Mikheil Meskhi”. Lajmi i mirë për nënkampionët e Shqipërisë është mbërritja në Gjeorgji në orët e mbrëmjes e sulmuesit Reginaldo, i cili ka mbetur rreth 2 ditë nëpër aeroporte, pa mundur të që të kryejë seancat e fundit me ekipin. Pavarësisht problematikave serioze, që te Kukësi i konsiderojnë të qëllimshme nga kundërshtari, kërkohet rezultat pozitiv që në takimin e parë edhe si hakmarrje për “mikpritjen” e vendasve. Takimi i parë Torpedo Kutaisi – Kukësi në raundit e tretë të Europa League-s të zhvillohet në orën 19:00 dhe do të transmetohet nga Supersport.

“Kjo situatë na gjeti të papërgatitur, pasi gjatë gjithë javës kemi zhvilluar stërvitjen me këta lojtarë. U informuam që 4 sportistë që nuk mund të udhëtojnë me ekipin për mungesë vize. Ata janë Valon Ethemi, Edis Maliqi, të dy nga Maqedonia, Reginado Faife dhe Faton Maloku nga Kosova. Nuk janë pak katër sportistë, të cilët janë pjesë kryesore e ekipit. Na u desh që të improvizonim në momente të fundit. Reginaldo ka dy ditë që qëndron nëpër aeroporte, ndaj duhet komunikuar me sportistin se si ndihet pasi dhe udhëtimi është shumë i gjatë, prandaj s’mund të flas dot tani, se sa minuta mund ti jap në lojë Reginaldos” – deklaroi trajneri Armando Cungu.

“Pa diskutim që asnjë ekipi nuk duhet t’i ndodhin situata të tilla, pasi futbolli duhet të jetë për t’i bashkuar njerëzit dhe duhet të jetë një “fair play” i vërtetë. Ne jemi përgatitur gjatë gjithë kësaj javë, me dhe pa ato lojtarë, do të bejmë maksimumin kur të zbresim në fushë. Këto probleme që na janë shfaqur do na japin forcë më të madhe, dhe pse jo ta zgjidhim ndeshjen që nesër (sot)”, – u shpreh Ylli Shameti.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/1520438941434781/?t=28

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...