Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Osmani nuk dorëzohet: Po, Shkëndija mund të kualifikohet

Ndeshja e parë e raundit të tretë të eliminatoreve të Champion League në transfertën me Red Bull Salzburgun solli disfatë deri diku të rëndë për Shkëndijën, e cila gjithsesi në ndeshjen e kthimit, javën e ardhshme, në Shkup, do të provojë shanset e saj. Trajneri i kuqezinjëve, Qatip Osmani, në konferencën për shtyp pas ndeshjes në “Red Bull Arena” e pranoi se ekipi nuk hyri në ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa shprehu keqardhje që skuadra nuk mundi të shënote të paktën një gol nga disa mundësi të mira që krijoi para portës kundërshtare.

 “Është fakt se ndeshjen nuk e nisëm ashtu siç e kishim bisedusar me lojtarët. Me kalimin e minutave e gjetëm veten, konsoliduam lojën dhe krijuam disa mundësi që, për fat të keq, nuk i shfrytëzuam. Kemi rezultat të keq, por sigurisht se do të përgatitemi dhe do të japim më të mirën nga vetja në ndeshjen e kthimit në Shkup. Mendoj se është shumë e natyrshme të besosh në kualifikim, derisa ka gjasa, qoftë minimale. E përsëris, kemi rezultat aspak të favorshëm”.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...