Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Ambasadorët Shqiptarë të Sportit”, zbulohen të nominuarit

Shpallen nominimet për çmimet “Ambasadorët Shqiptarë të Sportit”, një iniciativë kjo e re për të promovuar imazhin e Shqipërisë përmes sportit. Ky event nderon për herë të parë sportistët dhe trajnerët shqiptarë për performancën jashtë Shqipërisë. Presidenti i shoqatës “Ambasadori i Futbollit Gjerman”, Roland Bischof, mori fjalën në konferencë si iniciuesi i kësaj nisme, duke theksuar se ky event do të mbështesë të gjithë sportistët jashtë Shqipërisë, që e meritojnë dhe kanë përçuar vlera. Kryetari i jurisë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zbuloi të nominuarit për Çmimin kryesor. Ata janë: Lorik Cana, Edvin Murati dhe Igli
Tare (të tre futbollistë). Për Çmimin e Nderit u nominuan: Ansi Agoll (futbollist), Elizabeta Karabolli (qitëse) dhe Majlinda Kelmendi (xhudiste). Të nominuar për çmimin e të rinjve janë vojelbollistja Erblira Bici, atleti Izmir Smajlaj dhe portieri Thomas Strakosha. Konkurrojnë për Çmimin e Publikut: Eerald Dervishi, Haki Doku, Elseid Hysaj, Luiza Gega, Luan Krasniqi dhe Ervin Skela.

Fituesit e çmimeve “Ambasadorët Shqiptarë të Sportit” do të shpallen në një mbrëmje gala, më 28 shtator, në Pallatin e Brigadave. Në juri janë emra të njohur si ish-trajneri i Kombëtares Gianni de Biasi, gazetari Dritan Shakohoxha apo trajnerja e basketbollit, Mirza Alibegaj.

Çmimi Kryesor: Lorik Cana, Edvin Murati, Igli Tare.

Çmimi i Nderit: Ansi Agolli, Elizabeta Karabolli, Majlinda Kelmendi.

Çmimi “New Entry”: Erblira Bici, Izmir Smajlaj, Thomas Strakosha.

Çmimi i Publikut: Erald Dervishi, Haki Doka, Elseid Hysaj, Luiza Gega, Luan Krasniqi, Ervin Skela.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...