Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Eintrachti dorëzohet në fund, Borussia merr përkohësisht kreun

Borussia e Dortmundit u ngjit të paktën përkohësisht në krye të renditjes në Bundesligë, pasi mposhti 3-1 në Signal Iduna Park në takimin hapës të javës së tretë Eintrachtin e Frankfurtit, që bëri gjithçka mirë deri rreth 20 minuta para fundit, por që u detyrua të largohej pa pikë nga kjo transfertë.

Diallo shënoi golin e parë për verdhezinjtë në minutën e 63-të pas një goditjeje këndi të vendasve, mirëpo Eintrachti reagoi në mënyrën e duhur në fraksionin e dytë, duke barazuar shifrat në minutën e 68-të me Haller.

Një lëvizje e bukur e Sancho nxori bosh dy mbrojtës kundërshtar, ndërsa Wolf kompletoi aksionin me një goditje të saktë brenda zonës, 2-1.

Miqtë u hodhën në sulm në minutat e fundit për të tentuar barazimin, por u ndëshkuan edhe nga goli i tretë, me autor ish-sulmuesin e Barcelonës, Paco Alcacer.

 

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...