Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kokorin dhe Mamaev mbeten në burg, rrezikojnë 5 vite pas hekurave

Një gjykatë në Rusi vendosi të enjten se 2 futbollistët Alexander Kokorin dhe Pavel Mamaev, të akuzuar për sulmet ndaj një punonjësi të qeverisë, si dhe shoferit të një prezantueseje të njohur, do të mbahen në arrest me burg, deri më 8 dhjetor, ditë kur do të zhvillohet gjyqi.
Kjo masë rrezikon shumë karrierën e të dy lojtarëve. Kokorin i cili luan për Zenitin e Shën Peterburgut, kurse Mamaev me Krasnodarin. Sipas mediave vendase, ata rrezikojnë deri në 5 vite burg, me akuzat që bazohen në agresion e huliganizëm.
Kamerat i kapën lojtarët duke sulmuar fillimisht shoferin e Olga Ushakovas, një personazh i njohur në Rusi, së bashku me dy persona të tjerë, duke dëmtuar gjithashtu makinën e saj, dhe më pas një zyrtar të Ministrisë së Industrisë.
Kokorin e Mamaev kanë kërkuar falje për veprimet e kryera, por avokati i Mamaev ka deklaruar se akuzat ndaj tyre janë krejtësisht të pabaza dhe se do ta apelojnë vendimin.
Ngjarja e rëndë e ka tronditur të gjithë Rusinë, ndërkohë që klubet respektive kanë marrë masa për lojtarët. Zenit ka tërhequr fanellën e Kokorin nga dyqani online, ndërsa klubi i Krasnodarit ka bërë të ditur se do të ndëshkojë Mamaev në të gjitha mënyrat e lejueshme.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...